Dje në mediat vendore u bë virale një fotografi ku shihej një pjesëtar i Njësisë Speciale në QKUK i qeshur pas aksionit që rezultoi me vrasjen e tre terroristëve serbë që sulmuan policinë në veri.
I njëjti, kishte shkuar në QKUK për të përcjellë një nga sulmuesit i cili ishte arrestuar dhe dërguar në emergjencë për trajtim mjekësore,
E tanimë është bërë i ditur edhe identiteti i tij.
Bëhet fjalë për Sokol Gashin, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Llapushniku i Drenasit.
I njëjti dje ishte në krye të detyrës, ashtu siç ishte edhe gjatë viteve të luftës në Kosovë