Prokurori i specializuar, James Pace në gjykimin ndaj ish-krerëve të UCK-së tha se të akuzuarit kanë bërë përndjekje për shkaqe politike ose krim kundër njerëzimit dhe se kufomat e disa prej viktimave ende nuk janë gjetur më.
Prokurori përmendi disa prova që kanë të bëjnë me disa pika apo vende ku kanë ndodhur këto krime nga të akuzuaritm shkruan reporteri, transmeton GazetaDemos.
“Të ndaluarit u mbajtën në këto qendra ndalimi dhe janë marrur në pyetje pasi viktimat mendoheshin se bashkëpunonin me forcat ushtarake të Republikë së Jugosllavisë, apo zyrtarë të institucioneve shtetërore, apo se ishin të lidhur me ata”, ka thënë prokurori.
Ai përmendi disa vende për të cilat të pandehurit dyshohen se kanë ndaluar viktimat.
Sipas prokurorit, në Likoc të ndaluarit akuzoheshin se ishin tradhtarë, spiun bashkëpunëtor të serbëve apo mbështetës të LDK-së.
Në Jabllanicë të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan që shoqëroheshin me serb dhe punonjës policie ose ishin spiun, dhe bashkëpunëtor të autoriteteve serbe.
Sipas prokurorit një i ndaluar pranoj akuzat thjeshtë për ti shpëtuar torturave te mëtejshme.
Në Llapushnik dhe në Drenoc, të ndaluarit u akuzuan se bashkëpunonin me serbet se ishin spiunë apo nuk mbështesnin UCK-në, ndërsa të ndaluarit në Budakovë, sipas prokurorit, njërit prej tyre u tha se ajo që po ndodhte ishte se kishte punuar me serbet.
Të ndaluarit e tjerë u pyeten nëse kishin bashkëpunuar me serbët, nëse u shërbenin forcave serbe, apo u akuzuan se ishin spiun apo nëse ndryshe bashkëpunonin me serbët.
Në Bar dhe Bajgorë të ndaluarit u akuzuan se bashkëpunonin me autoritete serbe, ku sipas prokurorit njërit prej tyre iu tha të pranonte se kishte bashkëpunuar me serbët përndryshe do të vritej.
Sipas prokurorit, në Baicë Hashim Thaqi se Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë, duke iu kërkuar që të nënshkruanin deklarata për te hequr dorë nga Ibrahim Rugova dhe LDK-ja, dhe të jepnin dorëheqje nga të gjitha funksionet parlamentare.