14.4 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Specialja ua vazhdoi paraburgimin, Salihu: Ky është persekutim politik ndaj ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Analisti Fitim Salihu ka reaguar ashpër lidhur me vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Pavarësisht se kanë përfunduar dëshmitarët e Prokurorisë dhe provat, Thaçit e Veselit iu vazhdua paraburgimi.

Salihu ka thënë se kjo e konfirmon që krerët e UÇK-së po persekutohen politikisht.

Postimi i plotë:

Perkunder qe kane perfunduar deshmitaret e Prokurorise, gjykatesit paskan vendosur t’ua vazhdojne paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Tashme kur nuk ekziston as alibia e kercenimit te deshmitareve, mohimi i mbrojtjes se tyre ne liri deri ne verdiktin perfundimtar eshte shperfaqje e asaj qe shume prej nesh e kemi vene re qe ne fillim te ketij procesi – ky eshte persekutim politik ndaj ish krereve te UÇK-se.

Mjegullnaja dhe kontaminimi i te vertetes, qe ishin shkaktuar nga akuzat e pabaza te Dik Martit, eshte dashur te sqaroheshin permes nje procesi qe do te sillte drejtesi dhe paanshmeri. Me dosje te montuara ne Serbi dhe me shkelje te te drejtave themelore te te akuzuarve, kjo gjykate, gjer me sot, e ka sjelle te kunderten e kesaj – padrejtesi, anshmeri, linç publik dhe persekutim politik.

#LiriaKaEmër #UÇK

Të ngjashme

Të fundit