Tutje, Thaçi nuk është deklaruar mbi akuzat e reja, por që pritet të deklarohet brenda afatit.
“Për shkak të angazhimeve tjera, unë nuk kam pasur mundësi që ta diskutojë në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana juaj, prandaj do të deklarohem në kohë brenda afatit të rregullt kushtetues dhe ligjor”, është shprehur Thaçi.
Ndryshe, për Thaçin foli edhe avokatja e tij, Nina Tavakoli e cila tha se në “çështjen 06” ku Thaçi akuzohet për krime lufte, asnjëherë nuk e ka konsideruar atë si person që mund të arratiset. Madje, ajo tha se Thaçi ka hequr dorë nga posti i presidentit të Kosovës për të iu përgjigjur drejtësisë.
“Për shkak se klienti im është në fakt në paraburgim, në kuadër të lëndës 06, kështu që kjo i takon që është e panevojshme. Sidoqoftë do të doja të theksoja disa gjëra për procesverbal. E kuptoj që keni kryer një vlerësim të pavarur dhe ka arsye që Thaçi është person që arratiset, por doja të thoja për procesverbal që trupi gjykues në çështjen 06 nuk e kanë konsideruar asnjëherë si person që mund të arratiset. Ai është dorëzuar vullnetarisht në juridiksionin e kësaj gjykate dhe ka hequr dorë si president për të ardh këtu dhe kjo është theksuar në çështjen 06”, ka thënë Tavakoli