Megjithatë, Dhomat e Spicalizuara nuk kanë pranuar të komentojnë më shumë për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili nuk u paraqit sot në senacë.

Dhomat e Specializuara, e kanë cilësuar si të zakonshëm rastin e Thaçit, duke shtuar se të akuzuarit kanë të drejtë që të mos jenë të pranishëm në seancë.

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë përtej asaj që është përmendur në seancën gjyqësore publike. Mund t’ju them se në përgjithësi, nuk ka qenë e pazakontë që të akuzuarit në rastet e ndryshme të mungojnë në seancat individuale nëse nuk ndihen mirë atë ditë. Në raste të tilla, rregullat parashikojnë që seancat mund të vazhdojnë në mungesë të një të akuzuari nëse ai heq dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara në një përgjigje për Paparacin.

Thaçi mungoi sot në seancën gjyqësore, pasi sipas mbrojtësit të tij, Luka Mishetiq, Thaçi nuk ishte mirë me shëndet.

“I vetmi komunikim, që nuk ka qenë mirë nga shëndeti dhe duhej të takohej me një mjek”, tha ai.

Pas kësaj, Mishetiqit iu kërkua që të komunikojë me Thaçin për të kuptuar nëse do të bashkohet apo do të japë leje që seanca të vazhdojë pa praninë e tij.

Ndërkaq, Thaçit dhe Veselit sot gjykata mori vendim që t’ia vazhdojë paraburgimin.