Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka marrë sërish fjalën në seancën e sotme duke kërkuar që klienti i tij të shpallet i pafajshëm, të lirohet dhe të kthehet te familja e tij.
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku e cila po raporton nga Haga thotë se Mishetiq shtoi se vetë Gjykata Speciale dhe Prokuroria e Specializuar nuk do të ekzistonin po të mos ishte Thaçi, i cili e krijoi këtë institucion për ta pastruar emrin e vetë.
Ndër të tjera, avokati nuk ka komentuar rreth viteve të dënimit sepse kjo do të thoshte se mbrojtja e pranon dënimin, por ka komentuar kohëzgjatjen që ka kërkuar kryeprokurorja Kimberly West, burgim prej 45 vitesh që sipas tij është e barabartë me burgim të përjetshëm.






