-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Specialja ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

- Advertisement -

Dhomat e Specializuara në Hagë ia kanë vazhduar paraburgimin ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Mustafa i cili po akuzohet kinse për krime luftë të kryera në Zllash, do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri pas pushimeve verore.

Kjo është vendosur nga Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Folia, në një vendim që është bërë publik një ditë më parë.

Në mesin e arsyeve pse Mustafës iu vazhdua paraburgimi është rreziku i ikjes, ndikimi në dëshmitarë dhe zhdukja e provave. Kjo pavarësisht, se procesi ndaj tij tashmë mund të thuhet se është në fazën e fundit.

Ndryshe në mes të muajit shtator janë caktuar datat kur do të thuhen fjalët përfundimtare nga palët, e më pas do të shpallet vendimi.

Salih Mustafa u arrestua në muajin shtator të vitit 2020 dhe që atëherë po mbahet në paraburgim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit