27.3 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Specialja ia konfiskon telefonin bashkëluftëtarit të Salih Mustafës

- Advertisement -

Ka përfunduar bastisja e Gjykatës Speciale në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës, Behar Berisha.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku.

Klinaku ka njoftuar që të afërmit e Berishës kanë treguar që gjatë bastisjes kanë konfiskuar vetëm një telefon.

Klinaku orë më parë konfirmoi që Specialja kishte nisur me bastisje.

“Sapo u informova se Specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Shtëpia e ish-pjesëtarit të UÇK-së ishte bastisur edhe më 14 shtator.

Të ngjashme

Të fundit