Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se as PSRK-ja dhe as kryeprokurori, nuk kanë ushtruar dhe nuk mund të ushtrojnë ndikim në çështjet që janë kompetencë ekskluzive e KPK-së.
“Çdo përpjekje për të përfshirë Prokurorinë Speciale në debate të brendshme të KPK-së, dëmton integritetin e sistemit prokurorial”.
“Kryeprokurori, Blerim Isufaj, mbetet i përkushtuar që të ushtrojë mandatin në krye të Prokurorisë Speciale, duke përjashtuar çdo pretendim për ushtrimin e ndonjë pozite tjetër, çka dëshmohet edhe me emërimin e një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.






