7.2 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

Specialja i reagon anëtarëve të KPK-së: Pretendimet për ndërhyrje të kryeprokurorit janë të pasakta

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se janë të pasakta deklaratat për ndërhyrje të Kryeprokurorit të Speciales në proceset vendimmarrëse të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se as PSRK-ja dhe as kryeprokurori, nuk kanë ushtruar dhe nuk mund të ushtrojnë ndikim në çështjet që janë kompetencë ekskluzive e KPK-së.

“Çdo përpjekje për të përfshirë Prokurorinë Speciale në debate të brendshme të KPK-së, dëmton  integritetin e sistemit prokurorial”.

“Kryeprokurori, Blerim Isufaj, mbetet i përkushtuar që të ushtrojë mandatin në krye të Prokurorisë Speciale, duke përjashtuar çdo pretendim për ushtrimin e ndonjë pozite tjetër, çka dëshmohet edhe me emërimin e një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale ka theksuar se e riafirmon angazhimin për të vazhduar përmbushjen e funksioneve të saj me pavarësi të plotë, në shërbim të interesit publik, me përkushtim dhe trasnparencë.

Të ngjashme

Të fundit