27.1 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Specialja i çon në Hagë gazetarët kosovarë, “i trajnon” si të raportojnë

- Advertisement -
Një zhvillim i paprecedentë ndonjëherë në sektorin e drejtësisë po ndodhë këto ditë në Hagë. Kur përmendet kjo e fundit, natyrisht se dihet që temë është Gjykata Speciale, që jo rrallë herë ka befasuar e lënë gojëhapur me disa veprime të saj.

 

I fundit ka të bëj me gazetarët kosovarë. Ata të cilët merren me Specialen, janë dërguar në një trajnim në Hagë nga Specialja, për formën se si duhet të raportohet nga gjyqi. Kjo për shumëkë po konsiderohet ndërhyrje direkte në raportimin e mediave dhe diktim ndaj gazetarëve se si duhet të raportojnë ata.

Ish-zv ministri i Jashtëm, Muhamet Brajshori, në një postim në Twitter, ka thënë se Specialja, në formë “joshjeje”, ka mundësuar edhe vizat për gazetarët, duke i çuar ata në një “ekskursion”.

“Gjykata Speciale e ka përqendruar energjinë e saj në fushatat mediatike dhe jo në procedurat gjyqësore. Nuk ndodh në asnjë sistem demokratik që gjykatat të zhvillojnë fushata publike, të angazhojnë ekspertë komunikimi dhe të organizojnë ekskursione për gazetarët, të sponsorizojnë viza për vizitorët, etj.”, ka shkruar Brajshori.

Pak më shumë detaje ka dhënë ish-zyrtari i PDK-së, Kushtrim Shkodra. Ai është shprehur i çuditur se pse zëdhënësit e Gjykatës dhe Prokurorisë së Specializuar kanë shkuar që të dy në këtë trajnim.

“Pikat kryesore të këtij “trajnimi” janë: 1. Cilat janë konsideratat kryesore për gazetarët kur raportojnë për gjyqe? 2. Si të raportoni për viktimat? Dhe në fund, pse zëdhënësit e Gjykatës dhe Prokurorisë i bashkohen gazetarëve së bashku për të diskutuar me ta?”, ka shkruar ai.

“A nuk është kjo ndërhyrje dhe presion në raportimin e mediave për KSK-në? Është absolutisht e rrezikshme për drejtësinë, sepse nga sot në ditët në vijim Gjykata Speciale do të mbajë një “trajnim” për gazetarët nga Kosova”, shkruan tutje Shkodra.

Rrezik për paanshmërinë e gjyqësorit, këtë zhvillim e konsideron ish-kryediplomati, Petrit Selimi.

Ky në një postim në Twitter thotë se Specialja po përpiqet të imponojë qëndrimet e tyre në publik, duke thirrur gazetarët në “trajnim” e duke i çuar në ekskursione të tilla.

Të ngjashme

Të fundit