5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Specialja: Dëshmitari i radhës kundër Thaçit e të tjerëve një përkrahës i LDK-së

- Advertisement -

Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dëshmitari i mbrojtur me shifrën W04445 është dëshmitari i radhës i Prokurorisë dhe dëshmia e tij do të bëhet përmes një video lidhjeje, raporton Gazeta Express.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se sipas asaj çfarë ka ofruar Prokuroria në Gjykatë, dëshmitari në fjalë dhe të afërm të tij kanë qenë përkrahës të LDK-së.

“Në vitin 1998, anëtarët e UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, trupi i të cilit u gjet më vonë atë vit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se “në të njëjtin vit, dëshmitari gjithashtu u ndaluar dhe u keqtrajtua nga pjesëtarët e UÇK-së”, raporton Ekonomia Online.

Specialja gjithashtu sqaron se dëshmia e Bislim Zyrapit ende s’ka përfunduar dhe planifikohet të vazhdojë të hënën e 8 korrikut në orën 09:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit