Speciale ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj.
Siç raporton Euronews Albania, Goxhaj është arrestuar në Tiranë dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë së policisë së kryeqytetit, pas kontrolleve të ushtruara në banesën e tij.
Arrestimi i Goxhajt mësohet se është bërë pasi ndaj tij rëndon akuza se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.
Ai është djali i ish-zv.shefi i Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj.
Kolonel Goxhaj iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë, ku si një ushtarak me eksperiencë ndihmoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë luftës së Kosovës, edhe i biri Dritan Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.