Dhomat e Specializuara e kanë nisur sot një operacion të bastisjeve në Kosovë.
Siç raporton gazeta Sinali, në këtë operacion është arrestuar ish-deputeti Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant “TOPI.
Specialja së fundmi ka pasur edhe disa bastisje në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Artan Behramit si dhe Ismail Sylës.
Kjo gjykatë, më 3 nëntor e ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, i cili dyshohet për pengim të drejtësisë.
Lidhur me rastin e arrestimit të Haxhi Shalës, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.