Specialistja e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive, Aida Rexhepi, nga java e kaluar është përzgjedhur kryesuese e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Uninversitar të Kosovës shkruan Gazeta Shneta.
“Po, javën e kaluar e kam marrë detyrën si kryesuese e Bordit të ShSKUK-së”, e konfirmoi ajo.
Ajo përfaqëson Qendrën Stomatologjike Universitare të Kosovës – QSKUK.
Emërimi i kryesuesit të Bordit Drejtues është i bazuar në Ligjin për Shëndetësië, neni 64, në të cilin thuhet se Brodi Drejtues udhëhiqet nga kryesuesi me mandatë një vjeçarë, i cili zgjidhet sipas rotacionit e anëtarëve të saj.
Në vitin e parë në krye të këtij bordi ka qenë përfaqësuesi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, vitin e dztë përfaqësuesi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ndërsa këtë vit përfaqësuesi nga QSKUK.
Bazuar në Vendimin, Nr.01/17, të datës: 27.03.2020, të Kryeministrit të Republikës së Kosovës është formuar Bordi i ri Drejtues i SHSKUK-së në këtë përbërje:
Dr. Agreta Gecaj- Gashi – përfaqësuese nga QKUK
Dr. Xhevat Jakupi – përfaqësues nga IKSHP-ja,
Dr. Aida Rexhepi – përfaqësuese nga QKSUK-ja,
Dr. Naim Hoxha – përfaqësuese nga Spitalet e Përgjithshme,
Dr. Vjollca Kadolli – përfaqësuese nga Asociacioni i Komunave,
Z. Enver Gashi – Anëtar, drejtor financiar/ ekspert i ekonomisë dhe menaxhmentit shëndetësor, i përzgjedhur me konkurs publk, si dhe,
Z. Fahredin Majkovci, sekretar i Bordit Drejtues, i përzgjedhur me konkurs publik.