Kampioni i shumëfishtë evropian dhe fituesi aktual i Ligës së Konferencës, Chelsea, ka vendosur të përmbysë ndjeshëm përbërjen e skuadrës përpara sezonit të ri 2025/26.
Klubi londinez, nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca, ka vendosur të mos llogarisë në shërbimet e 17 lojtarëve.
Sipas burimeve brenda klubit, Chelsea do të përshëndetet me: Gabri Veiga, Axel Disasi, Malang Sarr, Benoit Badiashile, Cesare Casadei (Anselminho), Ben Chilwell, Alfie Gilchrist, Lesley Ugochukwu, Carney Chukwuemeka, Kiernan Dewsbury-Hall, Andrey Santos (Paez), Raheem Sterling, Nicolas Jackson, Christopher Nkunku, Armando Broja, Angelo Gabriel (Marc Guiu) dhe David Datro Fofana.
Pastrimi i thellë në skuadër vjen si pjesë e një ristrukturimi të plotë që ka për synim rikthimin e Chelseat në elitën e futbollit anglez dhe evropian.
Përforcimet nuk do të mungojnë, dhe në krye të listës së dëshirave janë mbrojtësi premtues i Ajaxit, Jorrel Hato, dhe ylli i mesfushës së Leipzigut, Xavi Simons.
Kujtojmë se “Blutë” së fundmi fituan Kampionatin Botëror për Klube, duke mposhtur me rezultat të thellë 3-0 Paris Saint-Germain në finale.
Kjo fitore, e kombinuar me ndryshimet e thella në përbërje, është tregues i synimeve serioze të Chelseat për të garuar fuqishëm për titullin në Ligën Premier sezonin që vjen.