22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Spasojeviq dënohet me 3 mijë euro gjobë për nxitje të përçarjes

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Stefan Spasojeviq.

Ai u dënua me 3 mijë euro gjobë për veprën penale “’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’.

Spasojeviq akuzohej se në tetor të 2023-ës në Dren të Zubin Potokut kishte veshur bluzë me mbishkrime me motive nacionaliste- “Ne nuk do t’ua japim tokën e Car Dushanit”.

Shpallja e aktgjykimit u bë të hënën nga gjykatësi i rastit, Lutfi Shala pasi i akuzuari kishte arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Shala njoftoi se Spasojeviq dënohet me gjashtë muaj burgim, por se me pëlqimin e të akuzuarit dhe sipas marrëveshjes së arritur mes tij dhe Prokurorisë Speciale, dënimi me burgim i shndërrohet në atë me gjobë prej tre mijë euro

Të ngjashme

Të fundit