7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

“S’pash asnjë kerkim falje sot!”, Zogaj kritikon ashpër pushtetin pas vonesës së pagave për punëtorët publik

- Advertisement -

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka kritikuar dështimin për të ekzekutuar pagat për zyrtarët publik gjatë të hënës.

Sipas tij, kjo vonesë dëshmon “mungesës të përgjegjshmërisë nga ana e Ministrisë së Financave.”

Reagimi i plotë:

Vonesa e pagave për punëtorët e sektorit publik është një tregues shqetësues i mungesës së përgjegjshmërisë nga ana e Ministrisë së Financave.

Punëtoret që shërbejnë në sektorë të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia dhe administrata publike nuk duhet të përballen me pasiguri financiare, për shkak të neglizhencës institucionale. Çdo ditë vonesë i dëmton jo vetëm familjet dhe mirëqenien e tyre ekonomike, por edhe cilësinë e shërbimeve publike që i ofrohet qytetarëve. Është koha që Qeveria të behet e përgjegjshme dhe të garantoj pagesat e rregullta, dhe të tregoj respekt për ata që punojnë për të mirën e përbashkët. Nuk pash asnjë kerkim falje sot!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit