23.7 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Sparta nxjerr në shitje Rrahmanin, kërkon 2.5 milionë euro

- Advertisement -

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani duket se do të largohet nga Sparta e Pragës pas vetëm një sezoni.

Mediumet në Çeki kanë raportuar se Rrahmani nuk bën pjesë në planet e Spartës për të ardhmen dhe do të shitet gjatë kësaj vere.

Në fakt, thuhet se Sparta tashmë e ka nxjerrë në shitje Rrahmanin dhe ka caktuar çmimin për kartonin e tij, i cili është përgjysmë më lirë se që e kishte blerë.

Për ta lënë të lirë Rrahmanin në verë, Sparta po kërkon të paktën 2.5 milionë euro kurse e bleu verën e shkuar nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro.

24-vjeçari duket se nuk është përshtatur te Sparta, ekip që priste shumë prej tij pasi këtë sezon ka vetëm 9 gola e 3 asistime në të gjitha garat.

Të ngjashme

Të fundit