6.3 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Spanja nuk e ka ndërmend ta ndryshojë qëndrimin për çështjen e pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -

“Spanja nuk e ka ndërmend ta ndryshojë qëndrimin për çështjen e pavarësisë së Kosovës”

Kështu është shprehur ambasadori i këtij vendi në Beograd, Raul Bartolome Molina, i cili deklaroi se qëndrimi i vendit të tij është i qartë – nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për “Politika”, ai tha se vendi i tij mbështet dialogun e ndërmjetësues nga BE-ja, si mënyrë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mbështesim përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së në përputhje me kushtet e Marrëveshjes së Brukselit dhe kërkimin e një mënyre për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të çonte në një zgjidhje përfundimtare të konfliktit. Ky qëndrim nuk ka ndryshuar, as do të ndryshojë dhe të gjithë partnerët tanë e dinë shumë mirë këtë”, tha Bartolome Molina.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit