22.4 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Spanja ndalon shitjen e armëve për Izraelin

- Advertisement -

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur miratimin urgjent të një dekreti që forcon embargon ndaj shitjes së armëve për Izraelin.

Sánchez theksoi se qeveria e tij ka ndërmarrë nëntë masa kundër gjenocidit në Rripin e Gazës.

“Qeveria mendon se të mbrosh vendin tënd është një gjë, por të bombardosh spitale apo të lësh njerëzit të vdesin nga uria është krejt tjetër”, u shpreh kreu i ekzekutivit spanjoll.

Dekreti i ri ndalon që anije apo avionë që transportojnë armë ose karburant të destinuar për ushtrinë izraelite të ndalojnë në portet e Spanjës apo të përdorin hapësirën e saj ajrore.

Sanchez mori vendim për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet, në maj të këtij viti.

Të ngjashme

Të fundit