-8.8 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Spanja mposhti Suedinë dhe kalon në finale të Kampionatit Botëror

- Advertisement -

Spanja është Përfaqësuesja e parë finaliste në Kupën e Botës, pasi ka mposhtur Suedinë në gjysmëfinale me rezultat të ngushtë 2-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por për t’i parë tre golat e shënuar u desh të priten 10 minutat e fundit të kësaj sfide.

Salma Paralluelo shënoi golin e parë në këtë sfidë në minutën e 81-të. Sulmuesja e Barcelonës ngriti në këmbë mijëra tifozë të pranishëm në stadiumin “Eden Park”.

Por gëzimi i spanjolleve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Blomqvist barazoi shifrat në 1-1 për Suedinë.

Megjithatë spanjollet u rikthyen në lojë dhe vetëm pas një minute futbollistja Carmona Garcia realizoi golin e fitores për 2-1. Në finalen e madhe Spanja pret fituesin e duelit Australi – Angli.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit