Spanja ka kaluar në gjysëmfinale të Kampionatit Evropian, pasi eliminoi Gjermanin, duke e mposhtur me rezultat 2-1 në extra-time.
Dani Olmo dhe Mikel Merino ishin golashenues për ”Furinë e kuqe”, ndërsa Florian Wirtz shënoi golin e nderit për kombëtaren gjermane, shkruan indeksonline. Por trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente do të ketë kokëdhimbje për ndeshjen e ardhëshme, pasi katër futbollistë të rëndësishëm do të mungojnë në gjysëmfinale.
Robin Le Normand, Dani Carvajla dhe Alvaro Morata u ndëshkuan me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Gjermanisë dhe do të mungojnë në gjysëmfinale.
Ndërsa futbollisti i Barcelonës, Pedri pati një lëndim në gju në minutën e 5-të, ku u detyrua të largohet nga fusha. Kjo ishte ndeshja e fundit për të në Evropian, pasi sipas informacioneve të para, do të jetë jashtë fushave për së paku 2-3 javë.