Sport

Spanja me fitore të lehtë ndaj Japonisë e prek për herë të dytë rresht gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike

By GAZETA SCANNER 1

August 03, 2024

Spanja ka kaluar në gjysmëfinale të Lojëra Olimpike “Paris 2024” në futboll, pas fitores ndaj Japonisë me rezultat 0-3.

Golin e parë për spanjollët e shënoi Lopez në minutën e 11-të të takimit, teksa japonezët e barazuan rezultatin në pjesën e parë, por goli u anulua nga VAR-i për offside.

Spanjollët, në pjesën e dytë shënuan edhe dy herë, ku Lopez shënoi sërish në minutën e 73-të, ndërsa Ruiz ua shuajti shpresat japonezëve për një rikthim të mundshëm.

Kjo është hera gjysmëfinalja e dytë rresht për spanjollët në Lojërat Olimpike, teksa në gjysmëfinale do të përballet me Marokun, të cilët eliminuan ShBA-të