18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Spanja, fituesja e parë e Nations League për femra

- Advertisement -

Spanja është fituesja e parë e Nations League, në kategorinë për femra.

“La Roja” e mposhti në finale Francën, me rezultat 2:0.

Spanjollet dominuan ndaj francezeve, ndërsa goli i parë u realizua në minutin e 32-të, me fituesen e “Topit të Artë”, Bonmati që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Carmona.

Goli i dytë nga Spanja u realizua në minutin e 53-të, me Caldentey që dyfishoi avantazhin e ekipit të Montserrat si dhe vulosi këtë finale.

Pas triumfit 2:0 ndaj Francës në finalen e edicionit të parë të Nations League për femra, Spanja feston një tjetër moment historik, pasi në verën e 2023-shit fitoi edhe Kupën e Botës për femra.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit