-3.7 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

Spalletti i vendos nofkë interesante Zhegrovës

- Advertisement -

Askush deri më tani nuk e ka përkufizuar saktësisht mënyrën e lojës që e bën Edon Zhegrovën kaq të veçantë në botën e futbollit.

Sipas prestigjiozes italiane La Gazzetta dello Sport, sekreti i dallimit të tij qëndron te mënyra se si ai e prek topin – një detaj i vogël, por vendimtar, që e veçon nga të tjerët.

Zhegrova është i njohur për teknikën e tij jashtëzakonisht të lartë, për kontrollin e topit në hapësira të ngushta dhe për aftësinë për ta mposhtur kundërshtarin me një lëvizje të vetme. Pikërisht kjo mënyrë loje ka bërë që trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, t’i vendosë atij një nofkë të veçantë, të lidhur drejtpërdrejt me stilin e tij unik në fushë.

“Kam lindur me këtë aftësi”, ka thënë Zhegrova pas ndeshjes ndaj Pisan, duke folur për talentin e tij natyral. “Trajneri më quajti ‘Zeppetta’. E falënderoj që më dha këtë emër”.

“Zeppetta” është një term italian jo fort i zakonshëm në terminologjinë e futbollit, por që lidhet ngushtë me driblimet karakteristike të Zhegrovës, me lëvizjet e shpejta dhe të paparashikueshme që thyejnë linjat mbrojtëse dhe krijojnë epërsi numerike.

Spalletti e ka cilësuar vazhdimisht Zhegrovën si një lojtar vendimtar, një futbollist që mund ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes me një veprim të vetëm.

Dhe pikërisht kjo “Zeppetta”, kjo mënyrë e veçantë e të prekurit të topit, është ajo që po e shndërron Edon Zhegrovën në një nga emrat më interesantë dhe më të respektuar në futbollin italian.

Të ngjashme

Të fundit