23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

SPAK-u nën ombrellën e re të sigurisë së ShBA-ve

- Advertisement -

Lëvizjet e DASH-it prekin drejtpërdrejt Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), e cila është një nga partneret kryesore të drejtësisë shqiptare.

Në kuadër të një riorganizimi të gjerë që pritet të prekë shumicën e byrove të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), funksionet që lidhen me sigurinë, mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare po konsolidohen nën Nënsekretarin për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, ka mësuar Albanian Post.

Kjo lëvizje prek drejtpërdrejt edhe Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), e cila është një nga partneret kryesore të drejtësisë shqiptare përmes mbështetjes së saj ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

“Menaxhimi i ndihmës për sigurinë dhe politikat përkatëse në përgjithësi do të konsolidohen nën Nënsekretarin (Amerikan) për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare (T), në mënyrë që të mund të menaxhohet në mënyrë gjithëpërfshirëse”, shkruhet në dokumentin e DASH-it.

“Familja T do të konsolidojë gjithashtu shumicën e funksioneve të Departamentit që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare: Byroja e Kundërterrorizmit (CT) dhe Byroja e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) do të riorganizohen për t’i raportuar T U/S, dhe do të formohet një Byro e re e Kërcënimeve në Zhvillim (ET) që i raporton T për të adresuar sfidat e reja dhe në zhvillim të sigurisë”, vijon diplomacia amerikane.

Në dokument sqarohet se INL-ja do i raportojë Nënsekretarit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare për “të rifokusuar operacionet e saj në çështjet kryesore të sigurisë kombëtare dhe për të përmirësuar koordinimin në zbatimin global të ligjit dhe koordinimin e sigurisë”.

Gjithashtu, Albanian Post ka mësuar se Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit pritet të reduktohet në tre pozicione nga katër që kishte më herët brenda DASH-it.

Gjatë muajit prill, AP-ja raportoi se ekspertët amerikanë nuk kishin shkëputur në asnjë moment kontaktet me institucionet e reja të drejtësisë, por gjatë asaj kohe u bë vetëm shqyrtimi nga ana e Washington-it për fondet e ndihmës së huaj që lidheshin në këtë rast edhe me Shqipërinë, duke cituar një burim të diplomacisë amerikane me dijeni për çështjen.

“Amerikanët nuk u larguan, kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me bashkëpunëtorët tanë në strukturat e drejtësisë, amerikanët janë këtu”, garantoi burimi diplomatik për AP-në duke kërkuar që të ruhet anonimiteti.

Të ngjashme

Të fundit