0.9 C
New York
Thursday, February 26, 2026

Buy now

SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i arrestuar për trafik droge

SPAK-u ka sekuestruar një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të Shemsi Bahtirit, ish-anëtarit të Vetëvendosjes, degës në Prishtinë, raportoi “Panomara.”

Bahtiri është ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndodhet nën hetim për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Veprimi u krye pas një kërkese për ndihmë juridike nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Autoritetet kosovare dyshojnë se të ardhurat nga aktiviteti kriminal janë investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Bahtiri u arrestua pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC, të siguruar nga autoritetet franceze.

Sipas hetimeve, ai dyshohet për pjesëmarrje në grup kriminal, trafik droge dhe pastrim parash.

Nga verifikimet rezulton se në emër të tij është regjistruar kompania “DAIMAN” shpk.

Apartamenti në Qerret tashmë është vendosur nën sekuestro preventive.

Hetimet vijojnë edhe për persona të tjerë të dyshuar si pjesë e të njëjtit rrjet.

Të ngjashme

Të fundit