7.3 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

SPAK pezulloi Belinda Ballukun nga detyra, Rama e quan ‘vendim arbitrar’

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit në Shqipëri, dje pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren njëherit, ministren e Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku, e cila po hetohet për korrupsion.

Ballukut po ashtu i është vendosur masa e sigursë nga SPAK.

Lidhur me këtë, kryeministri shqiptar Edi Rama është pyetur sot gjatë një konference për media me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.

Rama ka thënë se ‘nuk pajtohet me vendimet arbitrare të drejtësisë’ por thotë se ‘vendimeve arbitrare nuk do t’i përgjigjen me arbitraritet’.

Sa i përket rastit konkret, dua të them tri gjëra, së pari pavarësia e gjyqësorit nuk është slogan e as manovër. Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e kulturës 100 e kusur vjecare të pandëshkueshmërisë. Por ka shfaqur edhe dobësitë e natyrshme të një pushteti të ri, fëmijëror për nga mosha dhe reflekset anti-demokratike”, tha Rama në konferencë për media.

Ai tha se për të, ruajtja dhe mbrojtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, janë parakusht”.

Së dyti, dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne këto reflekse të vjetra anti demokratike të trupave të reja special, për ne dhe për mua personalisht, mbrojtja e pavarësisë dhe ruaja e pavarëissë së sistemit të drejtësisë janë parakushte për cdo qëndrim nga ana jonë sepse sic thotë një fjalë e mençur që mua më pëlqen shumë, kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë.

Pezullimi nga detyra e një ministri, në këtë rast një zv.kryeministri është një tjetër shfaqje e pikërisht e atyre dobëzive që përmenda më lart dhe e reflekseve antidemokratike.

Ky është një rast unikal, në historinë e Europës dhe po ashtu edhe në historinë e trupave special të drejtësisë që janë krijuar në procesin e integrimeve evropian të vendeve ishkomuniste, ku nuk ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës, të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie.

Por, nëse një prokuror special dhe një gjyqëtar kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenimi i ekzekutivit, duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit si parakusht edhe në këtë rast ekstem.

E thënë drejtpërdrejt ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të tillë me asnjë lloj arbitrariteti”, tha Rama në konferencë për media.

Ai tha se ‘epoka e re ku ka hyrë Shqipëria’ është falë ‘punës së qeverisë së tij”.

“Nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim, ndër sa arsyet themelore është edhe fakti se Shqipëria po e lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe pa diskutim që sot edhe fakti që mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje lidhet me një epokë të re ku kemi hyrë dhe në këtë epokë të re Shqipërinë e ka futur kjo shumicë qeverisëse me mua në krye”, tha Rama.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, akuzohet për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.

Aktakuza ndaj saj u ngrit më 31 tetor 2025.

Sipas SPAK-ut ajo dyshohet se ka bërë shkelje në dy procese prokurimi, përkatësisht për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesën e seksionit rrugor Orikum-Himarë, dhe për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, të lotit të katërt

Të ngjashme

Të fundit