0.7 C
New York
Sunday, January 12, 2025

Buy now

SPAK mbylli hetimet për vëllanë e Edi Ramës, reagon kryeministri shqiptar: U përdor si mish për top për të më goditur

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pasi SPAK mbylli verifikimet ndaj vëllai të tij Olsi Rama pas kallëzimit të Gazment Bardhit për përfshirje në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Në mesazhin e tij Rama theksoi se gjatë kësaj kohe ka heshtur ndaj akuzave publike ndaj vëllait të tij në pritje të fjalës së drejtësisë. Ai shton se tashmë drejtësia foli me prova ndaj akuzave të pabaza.

“Të dashur bashkëqytetarë, vitin e shkuar deputeti Gazment Bardhi jashtënxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim Olsi Rama. E denoncoi, gjykoi dhe dënoi në publik si trafikant droge duke krijuar rrethanat tipike të një kallëzimi të rremë. Në atë dosje flitej edhe për një person të paidentifikuar i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas këtij zotërisë, ky personi qenkërka im vëlla. Sipas tij, dy prokurorët e dosjen e kishin fshehur identitetin e vëllait në këmbim të favoreve prej meje”, tha Rama.

“Nuk jam shpjeguar deri më sot, kam bërë durim. S’kam dashur të flas unë me bindjen e mia, përpara se të flasë drejtësia. Më në fund pasi ka pyetur këdo ka parë të arsyeshme. SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar dhe nuk ka asnjë provë që të lidhë im vëlla me aktivitetin kriminal. Me fakte e me prova jo me hamendësime, është katërcipërisht e qartë, im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua në sytë e opinionit publik. Kjo nuk është goditja e parë e këtij e lloji për mua, s’ka si të jetë as e fundit”, deklaroi Rama.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit