Home Lajme SPAK kërkoi heqjen e mandatit për Berishën: Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, opozita organizon protestë

SPAK kërkoi heqjen e mandatit për Berishën: Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, opozita organizon protestë

0
SPAK kërkoi heqjen e mandatit për Berishën: Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, opozita organizon protestë

Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 12:00 pritet të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitet.

Kjo për të shqyrtuar kërkesn e Prokurorisë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Po të njëjtën ditë është edhe data e paraqitjes së Berishës para oficerit të policisë gjyqësore, vendim të cilin e ka refuzuar tre herë.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, më 12 dhjetor SPAK argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

Pas kësaj kërkese, në Gjykatën Kushtetuese u depozitua një kërkesë nga deputeti Oerd Bylykbashi, ku kërkohet zgjidhja e konfliktit të kompetencave ligjore mes SPAK-ut dhe Kuvendit, “për sa i përket heqjes ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit”.

Po ashtu, në padi thuhet se duhet të shpallen të papajtueshme me Kushtetutën masat e marra nga SPAK për Berishën, në lidhje me aferën Partizani, pasi nuk ishte marrë më herët autorizimi nga Kuvendi. Deputetët kërkojnë po ashtu pezullimin e të gjitha masave të marra ndaj Berishës, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Ndërkaq Kryesia e Berishës vendosi të mbajë protestë këtë të hënë dhe të enjen, dy ditë këto tepër të rëndësishme në kalendarin politik.

Sot vendoset mbi imunitetin e Berishës në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, të enjten mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlamentar.Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të paraqitet në Këshillin e Mandateve./

Exit mobile version