19.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Spahiu: VV-ja ka frikë që Fatmir Limaj mund ta tradhtojë

- Advertisement -

Profesori Nexhmedin Spahiu thotë se emri i kryetarit të Kuvendit po mbahet sekret për arsye që akoma po qarkullojnë elemente pazari.

Spahiu thotë që LVV-ja ka frikë se nëse Fatmir Limaj zgjidhet kryetar do të mund t’i tradhtojë.

“Akoma ka elemente pazari. Sepse, VV-ja ka frikë që Fatmir Limaj mund ta tradhtojë – mund të zgjidhet kryetar i Parlamentit, pastaj mund të mos e votojë qeverinë, mund t’i shantazhojë përsëri. Unë besoj që Limaj nuk ka interes që me tradhtu VV-në, sepse shkojnë në zgjedhje dhe PDK-ja nuk e merr në koalicion dhe ai nuk mundet me kalu pragun. Interesi i Fatmir Limaj është me funksionua në qeveri. E më besoj që s’mund të rregull raportet as me Haradinajn. VV-ja nuk ka arsye me iu frikësua Fatmir Limajt që e tradhton. Sa e njoh, Fatmiri nuk është njëri jointelegjent, në kuptimin që me bë budallak dhe që ta bëjë këtë veprim, kundër interesit të tij”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit