-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Spahiu: VV është dobësuar, s’ka qeverisur mirë

- Advertisement -

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka qenë i pritshëm.

Ai ka thënë se arsyeja e dobësimit të LVV-së sipas tij është sepse nuk kanë qeverisur mirë.

Tutje, ai tha se kjo qeveri ka dështuar të qeverisë në shumë sfera dhe ka pasur vetëm një sukses epokal në veri e dialog.

“Pak a shumë ky ka qenë një rezultat i pritur. Arsyeja pse është dobësuar LVV është se nuk ka qeverisë mirë dmth ka pasur një sukses epokal në veri e dialog, por në shumë fusha të jetës ka dështu. Shihni ku i ka marrë mbi 50 %, pra në Mitrovicë, Vushtrri pse këto zona e ndjenë më shpirtnisht çështjen e veriut. Ky ka qenë suksesi i vetëm i kësaj Qeverie. Mbetet më u pa kur të dalë rezultati i kandidatëve nëse elektorati ia ka votuar ministrat Kurtit…Nëse votuesi nuk ia ka votuar ministrat shumicën e tyre atëherë ne mund të kuptojmë që votuesi i LVV –së është emancipu dhe i tregojnë Kurtit që në Qeverinë e Ardhshme nuk bënë më i emëru ”, ka thënë ai në Tëvë1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit