24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Spahiu: Turqia vëllai i madh i Kosovës që e mban në lojën Ballkanike

- Advertisement -

Profesori Universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Turqia është një ndër katër aleatët strategjik të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në raport me Kosovën, Spahiu ka thënë se Turqia është vëllai i madh i Kosovës.

“Turqia është një ndër katër aleatët strategjitë të Kosovës dhe Shqipërisë. Turqia është vëllai i madh i Kosovës i cili e mban në lojën Ballkanike”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Spahiu, i pyetur nëse aktualisht raportet e Kosovës dhe Turqisë janë në nivelin më të lartë, ai ka thënë se janë vazhdimësi e bashkëpunimit.

Madje, ai ka thënë se presidenti i parë që ka takuar Ibrahim Rugovën si udhëheqës i LDK-së, ka qenë ai turk, Suleyman Demirel.

“Janë vazhdimësi, sepse presidenti i parë i një vendi që ka takuar Ibrahim Rugove, ka qenë presidenti turk, Demirel, në kohë kur t’i s’je kerkun, je i nëpërkëmbër. Dhe me taku një president e një shteti siç ka qenë Turqia një qytetar të një vendi që udhëheqë një lëvizje për liri nuk ka qenë pak”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit