Analisti Nexhmedin Spahiu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se mbledhja e dy kuvendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës është një show mediatik.
“Është një show mediatik që tenton ta zëvendësojë një film të mirëqenë. Çdo vit përsëritet i njëjti film”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës analisti nënvizoi se filmi “Nëntori i Dytë”, bullizon kosovarët. Ai nënvizoi më tej se aktorët kryesorë të shpalljes së pavarësisë ende nuk nuk respektohen.
“Këtu festohet 28 nëntori por aktorët janë të denigruar, të poshtëruar, të dyer. Mustafa Kruja akoma nuk ka një përmendore as në Tiranë, as në Krujë, një ndër intelektualët më të mëdhenj të kombit. Filmi Nëntori i Dytë bullizon kosovarët”, u shpreh ai.