20.6 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Spahiu thotë se Kurti ka qenë i zgjedhuri i amerikanëve, por se tani ata po e fusin në kurth

- Advertisement -

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, vlerëson se Albin Kurti ka qenë i zgjedhuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kryeministër të Kosovës.

Sipas Spahiut amerikanët ia kanë studiuar Kurtit profilin që kur ka qenë fëmijë.

“Këta kur e kanë zgjedhur Albin Kurtin për me e bë kryeministër, për me ua bë votën, ata e studiojnë profilin, prej kur ka qenë i vogël kur ka luajtur me klikera”, ka thënë Spahiu.

Tutje Spahiu thotë se amerikanët duan ta fusin Kurtin në kurth dhe ta ndërtojnë narrativën që ai s’po i dëgjon ata.

“Amerikanët kanë vy me ndërtu narrativën që Albin Kurti s’po na dëgjon, që është kryeneq, që është kryefortë, që ndoshta duam me e lanë vet pasi po i grah vet, me këqyr çka po bën, etj. Këto krejt janë metoda kur do me e shti në kurth tjetrin. Çka bohet me Kurtin, amerikanëve s’iu intereson më vonë. U intereson me e kry atë çka e kanë në agjendë tani, e më vonë punë e madhe. Ashtu i përdorin edhe politikanët e vendeve të vogla e jo veç te na”, ka thënë Spahiu në Këndin e Debatit në Tëvë 1

Të ngjashme

Të fundit