Lajme

Spahiu: Shqiptarët tradhtarë gjithandej, në Zvicër hajnë bukën e Zvicrës e anojnë për Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

November 19, 2023

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka reaguar pas ndeshjes mes Kosovë dhe Zvicrës, duke i thënë se shqipatarët janë tradhtarë.

Ai ka kundërshtuar ashpër të gjithë ata që përkrahin një shtet tjetër ndërsa jetojnë në një shtet tjetër.

Spahiu në profilin e tij në Facebook ka shkruar se njerëzit e Kosovës ushqehen me bukën e Kosovës e bëhen për Shqipërinë ose jetojnë në Zvicër por përkrahin Kosovën.

Shqiptarët tradhtarë gjithandej. Në Kosovë e hajnë bukën e Kosovës e bëhen me Shqipërinë, në Zvicër hajnë bukën e Zvicrës e anojnë për Kosovën.” – ka thënë ai.

Mos tradhtoni vendin që ju ushqen.” – përfundon shkrimi i tij.