Analisti Nexhmedin Spahiu, e cilësoi qeverinë e Albin Kurtit si një “qeveri ateiste”, gjatë një paraqitjeje mbrëmë në emisionin “Pressing”.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse nuk po bëhet rindërtimi i xhamisë së Ibrit nga qeveria në detyrë e Kurtit, një projekt që ai e konsideroi shumë më të rëndësishëm se sa ndërtimi i dy urave të tjera.
“Për nga aspekti politik, më e rëndësishme sesa ndërtimi i këtyre dy urave ka qenë rindërtimi i xhamisë së Ibrit në pjesën veriore të urës, e cila ka ekzistuar për më se 300 vjet, e cila, qeveria ateiste e Albin Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu. Ka mundësi me e rindërtu”, tha Spahiu.