Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisës.
Spahiu ka folur edhe për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, duke thënë se atë ose duhet ta blejmë, ose ta marrim me zor.
“Njohen e ka në dorë Serbia, njohjen tonë, ne e kemi shpall pavarësinë me 17 shkurt, ne njohjen tonë e kemi bërë, secili vend e ka bërë njohjen e vet, njohja nga ana e Serbisë është në dorën e Serbisë, atë njohje ne ose duhet t’a blejmë, ose duhet t’a marrim me zor, me marr me zor nënkupton se duhet me ia dërgu avionat, me bombardu Beogradin, edhe me shku Vuçiqin me kap për veshi edhe me i thënë, nënshkruje. E meqë se kemi këtë mundësi, për me marr njohje nga Serbia do të duhet ose aleatët tonë me shku me kap për veshi Vuqiçin, ose duhet me bo kompromis, e për kompromis sigurisht duhet të shikohet se çka është e pranueshme”, u shpreh Spahiu.