6.6 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Spahiu: Nëse vërtetohet fajësia e Shehollit, ish-shefat e AKI-së duhet të merren në përgjegjësi

- Advertisement -

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu ka thënë se nëse vërtetohet fajësia e Fatmir Shehollit i arrestuar të enjten për spiunazh, shefat e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës me të cilët ka punuar i arrestuari duhet të merren në përgjegjësi.

Ai ka thënë se Sheholli ka marrë para nga AKI për t’i sjellë informacione Kosovës, ndërsa siç ka thënë ai, Sheholli ka sjellë bërllok.

“Nëse gjykata vërteton pretendimet e Prokurorisë dhe AKI-së, atëherë ish dashtë me u marrë në përgjegjësi shefat e AKI-së që ia kanë dhënë 685 mijë euro. Nëse kjo ndodhë sigurisht që shefat e AKI-së me të cilët ai ka punuar do duhej të merren në përgjegjësi, sepse kjo tregon naivitet joprofesionalizëm”, ka thënë Spahiu në Tëvë1.

Fatmir Sheholli, është arrestuar të enjten nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit. Policia ka bastisur banesën e tij dhe ka sekuestruar prova materiale.

Të ngjashme

Të fundit