-3.1 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Spahiu: Mbyllja e strukturave paralele serbe është bërë për të zvogëluar përkrahjen ndaj Listës Serbe

- Advertisement -

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu konsideron se mbyllja e  strukturave paralele serbe është bërë për të evituar apo zvogëluar përkrahjen ndaj Listës Serbe.

Spahiu në Tëvë1 ka thënë se pushteti aktual me këtë veprim ka synuar të bëjë garën zgjedhore të drejtë në mesin e partive që përfaqësojnë komunitetin serb.

“Arsyet pse pushteti aktual e kanë kuptuar se duhet bërë edhe kjo punë është që tani jemi në garë zgjedhore, e janë pesë parti serbe që konkurojnë edhe gara është e pabarabartë duke qenë se këto struktura paralele serbe e ndihmojnë Listën Serbe, në ndërkohë që partitë tjera konkurente janë në një garë jo lojale edhe mbyllja e këtyre strukturave sado pak e ndihmon garën fer e korrekte në mesin e komunitetit serb apo partive që përfaqësojnë komunitetin serb. Këto janë bërë për të ndikuar në fushatën zgjedhore, në fakt jo për skenën politike të shqiptarëve të Kosovës si e mendojnë, por për skenën politike në mesin e komunitetit serb për ta evituar përkrahjen ndaj Listës Serbe ose për ta zvogëluar atë. Mendoj që kanë bërë mirë që e kanë bërë, por më mire do të kishte qenë shumë më herët”, ka deklaruar ai.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente të mërkurën ka realizuar një aksion policor në disa rajone të Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë mbyllur komuna paralele të Serbisë, posta e zyre tatimore në dhjetë komuna të ndryshme.

Aksione policore u ndërmorën në komunën e Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skënderajt.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se nuk ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në këto lokacione, për shkak se sipas saj nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare me shkrim për kryerjen e këtij aksioni nga ana e institucioneve gjegjëse.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit