Analisti Nexhmedin Spahiu në Tëvë1 ka folur për ngerçin e ndodhur ne vendin tonë, ku sot për herë të 25-të nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës.
Tutje ai tha se deputët po luajnë me ngërçin e Kuvendit dhe se krejt ata në Kuvend po vijnë vetëm për obligim.
“Unë nuk po e kuptoj fare se pse po takohen, nëse e kanë për obligim mos të dalin ata fare sepse me këtë që po bëjnë po luajnë me ngërçin në politik edhe kur të dijnë që po bëhet një marrveshje le të mblidhen”, është shprehur Spahiu.
Spahiu për këtë situate lë fajtore kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
“Për krejt këtë situatë faturat ka mi pagu Kurti edhe kurdo që bëhen zgjedhjen po e humb e po shkon poshtë e ma poshtë sikur rëra edhe po i humb krejt votat e qytetarëve”, ka thënë Spahiu.
Analisti politik theksoi se këtyre zgjedhjeve po frikësohen VV-ja.
“Unë po thomë që po i frikësohen VV-ja zgjedhjeve që mund të ndodhin tash mirëpo unë ju tham që po i humbin votat me këto që po e bëjnë, sepse ata po mendojnë sepse mund të mundin partit e tjera po me këto jo”, ka thënë Spahiu.