14.5 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

- Advertisement -

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti me zvarritjen e konstituimit të Kuvendit po synon që të ulë “pazarin” me parterët e mundshëm.

Por, sipas Spahiut kjo ide do të sjellë situatë tjetër për Kurtin.

Ai ka thënë se sa më shumë që zvarritet formimi i institucioneve e bënë më të vështirë marrëveshjen.

“Ideja e Albin Kurtit është që duke zvarritur konstituimin e Kuvendit ai mund t’u zbres pazarin parterëve të koalicionit, por unë e mendoj të kundërtën çfarë po bënë Albin Kurti. Sa më shumë që e zgjat, aq më shumë e vështirëson pazarin, e bënë më të vështirë formimin e qeverisë. Sa më shumë që e zgjat nëse shkohet në zgjedhje do të ketë humbje më të mëdha nga votat që ka marrë në zgjedhjet e fundi”, ka thënë Spahiu në emisionin “InfoNata”.

Ai ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje, Kurti ka rënie të përkrahjes dhe është në interes të tij dhe vendit që të formohet qeveria.

“Kurtit është duke i rënë përqindja e përkrahjes. Në interesin e tij, po edhe të vendit është që sa më parë të bëjë qeverinë, t’i bëjë lëshimet e duhura dhe të ecë përpara”, ka thënë Spahiu.

Ai ka thënë se Kurti duhet ta propozojë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.

Të ngjashme

Të fundit