21.3 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Spahiu: Kurti nuk propozon kandidat që e voton opozita, kjo situatë po i konvenon

- Advertisement -

Profesori universitar, Nexhemedin Spahiu ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti njëherit kryetar i Vetëvendosjes nuk do të propozojë kandidat për kryetar të Kuvendit që e votojnë partitë opozitare të legjislaturës së kaluar.

Sipas tij, Kurtit po i konvenon situata aktuale duke shfrytëzuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Albini nuk ja qetë një kandidat që ata e votojnë. Nuk është e logjikshme, pse me përça partinë. Kurti po e shfrytëzon vendimin e “budallakavt” të Gjykatës Kushtetuese. Kurti është në krye të detyrës dhe kjo situatë po i konvenon”, ka thënë Spahiu në Tëvë1.

Sipas tij, as seanca e së mërkurës nuk do të sjellë ndonjë të re.

Spahiu ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ofron zgjidhje. Sipas tij, ky aktgjykim është vazhdimësi i atij të vitit 2014, që siç e ka vlerësuar ai ka qenë i gabuar.

“Gjykata Kushtetuese vetëm e ka vazhdua situatën e vitit 2014 që nuk qon askënd. Sa më parë që e kuptojmë se ai vendim ka qenë gabim do ta kthehemi në rrugën e duhur”, ka thënë Spahiu.

 

Të ngjashme

Të fundit