Profesori Nexhmedin Spahiu vonesën për formimin e qeverisë së re e ka quajtur taktikë të Kurtit për zbritje të pazarit të partnerëve të koalicionit.
Spahiu ka shtuar se kjo vonesë nuk është për shkak se Kurti ka frikë të përballet me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump pasi sipas tij Kurti mezi pret ta ketë një përballje të tillë.
“Kurti është duke ua zbritur pazarin partnerëve të koalicionit. Pikërisht për këtë ai po tregohet sikurse nuk po i ngutet edhe po dëshiron ta lë këtë përshtypjen që kinse nuk është edhe me çdo kusht me u bë kryeministër thjesht kjo është taktikë e tij për t’ua zbritur pazarin atyre asgjë më tepër, se ai nuk e ka as frikën e ballafaqimit me Trumpin se ai nuk është ‘tuxan’madje dhe ai mezi nuk pret të ketë një ballafaqim me të”, ka thënë ai në Tëvë1.