2.7 C
New York
Friday, December 20, 2024

Buy now

Spahiu: Kurti do të ketë një aleancë me koalicionin AAK-Nisma

- Advertisement -

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni AAK-Nisma do të kenë një aleancë.

Spahiu ka thënë se pavarësisht synimit të LVV-së për tu futur vetëm kjo është çfarë e pret Kosovën në të ardhmen.

Ndërkaq, një koalicion qeveritar mes LDK-së, PDK-së dhe Listës Serbe nuk e sheh të mundur pasi sipas tij LDK-ja nuk është e interesuar për të qeverisur në katër vitet e ardhshme.

“Unë mendoj se Kurti do të ketë një aleancë me koalicionin AAK-NISMA. Kjo do të jetë çfarë e pret Kosovën në të ardhmen pavarësisht që Kurti synon të futet pa pasur nevojë për një koalicion të tillë. E shoh të pamundur një koalicion qeveritar me LDK-në, PDK-në, Aleancën, Lista Serbe sepse nuk shoh që LDK është e interesuar të jetë në një koalicion të tillë. Nuk shoh që LDK-ja është e interesuar të jetë fare në qeverisje në këtë mandat. Edhe VV-ja, edhe PDK-ja edhe AAK-ja janë të interesuara vetëm LDK-ja jo”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1.

Spahiu ka shtuar se LVV-ja nuk do t’i arrij 500 mijë vota edhe pse do të dalë e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Jo nuk i arrin 500 mijë vota por megjithatë do të jetë partia e parë sigurisht por besoj se do t’i duhet koalicioni me Aleancën dhe Nismën pavarësisht që këta po shahen më së shumti mes veti prapëseprapë aty besoj se do të përfundojnë sepse vendit do t’i duhet një zgjidhje në fund”, ka deklaruar Spahiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit