9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Spahiu kritikon ndërhyrjen e Kurtit në zgejdhjet e Maqedonisë: Gabim!

- Advertisement -

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu e ka quajtur gabim përfshirjen e Qeverisë së Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut.

Sipas tij, Qeveria Kurti po synon t’i ndihmojë kundërkandidatit të Bujar Osmanit në këto zgjedhje.

Në emisionin Politiko në Kanal10, Spahiu ka thënë se interesi kombëtar i Kosovës është që Maqedonia të jetë e orientuar nga NATO dhe Bashkimi Evropian.

“Është interes Kombëtar i Kosovës që marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve me qenë sa me të mira të mundshme e jo të acarume”, ka thënë Spahiu.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është dashur fare të përfshihet në këto zgjedhje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit