9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Spahiu kritikon institucionet e drejtësisë: Valon Syla do të duhej të ishte në burg

- Advertisement -

Analisti Nexhmedin Spahiu, përmes një shkrimi në Facebook ka kritikuar institucionet e drejtësisë në vend, në lidhje me rastin e gazetarit Valon Syla.

Sipas tij, në fakt edhe Syla do të duhej të ishte në burg. Madje pikërisht për “nxitje të mosdurimit dhe përqarjes”, ndërsa sulmuesit e tij, sipas Spahiut do të duhej të mbaheshin përgjegjësh vetëm për sulm fizik.

Në “llogaritjen” e Spahiut del se të dyja palët do të duhej të ishin në burg, anipse nuk është mbajtur asnjë seancë e shqyrtimit gjyqësor ende, e jemi në fazën e paraburgimit. Por, përveq burgut, Spahiu propozon edhe marrjen e diplomave për prokurorin dhe gjykatësin.

Çmenduri e prokurorisë dhe gjykatës. Në vend se Valon Syla të dënohet për nxitje të urrejtjes fetare dhe mosdurimit e sulmuesit e tij të dënohen për sulm fizik, gjykata paska lënë të lirë Valonin ndërsa sulmuesit e tij qenkan dënuar për ‘nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit’. O prokuror idiot, e gjykatës idiot, urrejtjen dhe mosdurimin e ka nxitur Valon Syla, kurse sulmuesit nuk e kanë nxitur por e kanë shprehur mosdurimin në mënyrë të palejueshme ndaj urrejtjes që ka nxitur pikërisht viktima e tyre. Këtu të dy palët duhet të jenë në burg. E me qenë krejt puna paq, prokurorit e gjykatësit ish dashtë me iu marrë diploma”, ka shkruar Spahiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit