12.6 C
New York
Thursday, October 23, 2025

Buy now

Spahiu: Koalicioni VV-PDK do të ishte vetëvrasje politike për Vetëvendosjen

- Advertisement -

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë mundësinë e formimit të një qeverie të re dhe koalicioneve të mundshme.

Në Tëvë1, Spahiu ka shprehur skepticizëm për një bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Për një koalicion mes PDK-së dhe LVV-së, unë mendoj që PDK-së i konvenon çfarëdo marrëveshje qoftë të marrë kryeministrin, qoftë jo. Kjo është sikur ajo forja te logjikonomia ku ai aktori që thoshte: ‘me fut krahun pak në sofër, aty prej sofra bëhet e jotja’. Mjafton me marrë 1/3 e qeverisë, dhe e merr gjithë qeverinë në dorë PDK-ja, sepse është një parti më energjike dhe më dinamike,” tha Spahiu.

Megjithatë, ai shtoi se një marrëveshje e tillë do të kishte pasoja të rënda politike për Vetëvendosjen.

“Problemi është se nëse do të ndodhte një koalicion i tillë, do të ishte vetëvrasje politike për LVV. Vetëvendosja është në një udhëkryq: ose duhet të sakrifikojë dhe të krijojë një qeveri të brishtë me Nismën dhe ndonjë parti tjetër, ose të ballafaqohet me dorëzimin e pushtetit. Të bëjë koalicion me PDK-në është më keq sesa të dorëzojë pushtetin,” theksoi ai.

Të ngjashme

Të fundit