24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Spahiu: Historia ka me shkru për Izmir Zeqirin e kryetarët tjerë në veri, jo për Përparim Ramën

- Advertisement -

Analisti, Nexhmedin Spahiu ka thënë se kryetarët e katër komunave veriore do të jenë në përbërje të historisë së Kosovës.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 ka thënë se më nder është me qenë në vendin e kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqirit sesa të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

“Kur të shkruhet historia e Kosovës, emir i Përparim Ramës nuk ka me qenë askund, por emri i Izmir Zeqirit dhe kryetarëve tjerë kanë me qenë pjesë përbërëse e historisë së Kosovës. Rëndësia me qenë në këtë moment kryetarë i Zubin Potokut, i Leposaviqit, i Zveçanit ose i Mitrovicës së Veriut është jashtëzakonisht e madhe. Është shumë ma privilegj me qenë aty ku janë sesa…unë p.sh për veten time më shumë kish pas dëshirë me qenë në vend të Izmir Zeqirit sesa të Përparim Ramës”, ka deklaruar ai.

Ai tha se në vend të Ramës mundesh me akuzu dhe me vjedh, por lëvdatat dhe nderin e merr duke qenë kryetarë në kohë të vështira.

“Me qenë në vend të Ramës ki më shumë mundësi me vjedh, me abuzu e tana, por nderin e lavdën mundësh me siguru duke qenë në momente të vështira dhe mendojë që këta katër kryetarët bëjnë pjesë në historinë e Kosovës, në historinë e ndritshme të Kosovës dhe duhet që të mbahen mend përgjithmonë…”, ka thënë Spahiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit